Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Po protestonte kundër mafias e drogës, priftin tentojnë ta vrasin në mes të Romës

-800-0-00fbf2177b45c529f49eec83ace35100 (1)

Momente frike dhe paniku janë regjistruar në mes të Romës, pasi priftit Don Antonio Coluccia, i njohur për thirrjet e tij kundër mafias, i është bërë atentat gjatë protestave kundër paligjshmërive.

Prifti u sulmua në Tor Bella Monaca , gjatë një vigjiljeje me pishtarë për vendosjen e ligjit në rrugën dell’Archeologia, një nga sheshet më të mëdha të tregtisë së drogës në Itali.

Agresori tentoi ta përplaste me skuter, por u qëllua në krah nga një prej oficerëve të sigurisë që ruante priftin e njohur.

Ndërkohë, një tjetër polic mbeti i plagosur teksa tentoi të bllokonte burrin në skuter, i cili u ndalua dhe u dërgua në spital. Agresori, i quajtur Simone DP, është një kriminel i skeduar, i lindur në vitin 1995.

“Agresioni nuk do të më ndalojë. Unë do të vazhdoj betejën time kundër krimit që kontrollon sheshet e trafikut të drogës në San Basilio, Quartiçiolo dhe Tor Bella Monca”.

Këto ishin fjalët e para të priftit e njohur për fushatën antimafia, Don Antonio Coluccia, të cilat ia ka shprehur me telefon ministrit të Brendshëm Matteo Piantedosi dhe shefit të policisë Vittorio Pisani, të cilët e telefonuan për t’u siguruar për gjendjen e tij shëndetësore, menjëherë pasi u sulmua.

Related Posts

Leave a comment