Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“O ba, po më mbahet fryma”, 20-vjeçari shqiptar gjeti vdekjen teksa punonte në serë, si ndodhi tragjedia në Itali: Piu ujë të ftohtë

-640-0-1780e846dfe362a5fa4da99e4ed7d395

Një 20-vjeçar shqiptar, ka gjetur vdekjen në Itali teksa punonte në një serë. Deri më tani autoritetet italiane raportojnë se i riu shqiptar ka gjetur vdekjen si pasojë e të nxehtit të madh teksa punonte, megjithatë pritet që autopsia të tregojë shkaqet e sakta të vdekjes.

Mësohet se shqiptari është identifikuar si A.D, nga një fshat i Cërrikut. Fillimisht i ndjeri ka pasur probleme me frymëmarrjen dhe i ka thënë të atit se nuk ndjehet mirë dhe që i mbahet fryma. Ai ka dalë jashtë serës për tu ajrosur, madje ka ndezur kondicionerin e makinës për tu freskuar.

Dyshohet se i ndjeri ka pirë edhe ujë shumë të ftohtë çka mund të ketë sjellë ndryshim të menjëhershëm të temperaturës që mund të ketë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore.

Kur familjarët kanë shkuar pranë tij, pasi ishte vonuar, e kanë gjetur të vdekur. Policia ka nisur një hetim, ndërsa mësohet se i riu kishte pak ditë që ishte bashkuar me familjarët në Itali.

Related Posts

Leave a comment