Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Vrau gruan me çekiç, kërkohet burg përjetë për shqiptarin në Itali

auto_vrr1668770392

Është kërkuar burg i përjetshëm për shqiptarin Gëzim Alla, i cili vrau gruan e tij në Itali. Ngjarja kriminale ndodhi më 18 Prill 2021 ku Gëzim Alla goditi me çekan gruan e tij Dorina Alla, në Pove del Grappa, në provincën e Vicenza-s.

Për muratorin shqiptar 52-vjeçar Gezim Alla, prokurori ka kërkuar burgim të përjetshëm. Kërkesa për gjyqtarët e Gjykatës së Asociimit erdhi pas më shumë se dy orësh aktakuzë.

Krimi është kryer brenda shtëpisë së bashkëshortëve teksa fëmijët e çiftit ndodheshin në shtëpi, të mbyllur në dhomën e gjumit.

Ka qenë vetë burri që ka thirrur karabinierët dhe më pas është dorëzuar.

Related Posts

Leave a comment