Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Deputeti i PD në protestën e Divjakës, Korreshi: Të gjithë fukarenjtë këtu vinë të bëjnë plazh, nuk ikin dot në Dhërmi

1200-630-fjkdggn-1668712913-750x375

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi i është bashkuar protestës së banorëve të Divjakës, kundër vendosjes së traut në hyrje të Parkut të Karavastasë, që të çon drejt plazhit.

Ai i ka dalë në mbrojtje banorëve, ku shprehet se ky tra dëmton turizmin dhe e ka cilësuar këtë lëvizje të qeverisë si një “çmenduri e radhës”.

“Kjo protestë nuk ka një fillim dhe një fund. Deri sa të përfundojë çmenduria e ministrisë. Pra në realizimin e kësaj kauze të drejtë që kanë banorët. I përshëndes se po bëjnë një protestë të drejtë. Të hysh në një plazh publik, nuk ndodh që të taksohet. Kjo është e vetmja rrugë që ka akses për plazhin publik.

Edhe pse taksë ka marrë bashkia, tani po merr dhe qeveria. Ka moskordinancë. Është çmenduri e radhës që po ndodh në këtë vend. Duhet të ishin në këtë protestë dhe deputetët e maxhorancës.

Shoh këtu banorë që kanë votuar majtas. Sot që është ditë e premte, duhet të ishin të gjithë këtu. Në momentin kur është nevoja, që këta qytetarë të kenë nga të gjitha krahët e politikës, për t’i dhënë zgjidhje. Kjo dëmton gjithë qytetarët, Divjakën.

Të gjithë fukarenjtë këtu vinë të bëjnë plazh, nuk ikin dot në Dhërmi. Vijnë ata që s’kanë mundësi të ikin të paguajnë 30 mijë lekë, që të çojnë dy ditë plazh fëmijët dhe në fund të thonë; ishim në plazh.

Me atë gjendje që është plazhi, me mosvënien dorë. Mender halet që ndodhen në plazhet e Divjakës, nuk ja vlen të shkosh, por ajo që të ofron peizazhi është i pallogaritshëm. Do vijojmë deri sa të bëjë mbrapsht qeveria”, tha Koreshi.

Related Posts

Leave a comment