Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Agron Gjekmarkaj: Ajo që po ndodh me PD, është një marrëzi e madhe. Ja pse po hesht këto kohë dhe sa vota merr grupi “Alibeaj”

-640-0--1200-630-Agron-Gjekmarkaj-1024x682-1 (1)

Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka zgjedhur të heshtë për situatën brenda Partisë Demokratike. Kjo, pasi sipas tij, është i pazoti për të kontribuar që kjo forcë të rikthehet siç ka qenë më parë, e bashkuar.

Në një intervistë për “Panorama TV”, deputeti demokrat e quan atë çka po ndodh me të dy grupet në PD si një “marrëzi”, ku jeta brenda grupit të PD është bërë shumë e vështirë dhe kjo favorizon mazhorancën, ose siç shprehet ai “është “zjarr” ku qeveria ngroh duart.”

“Unë ka kohë që po përpiqem të hesht, megjithëse mediat të detyrojnë të flasësh (për mirë)  jam i bindur se cdo gjë që thuhet në një farë mënyrë është e gabuar. Ka një situatë të brendshme që do ta quaja “marrëzi”.

Duke qenë i pazoti për të kontribuar që kjo forcë të rikthehet siç ka qenë e bashkuar, moderne, qytetarë preferoj të hesht. Nuk dua të lëndoj askënd, fjala është bërë si bombë, ku secili ‘kryp’ mend dhe gjithmonë jemi më agresive.

Gjendja në grup është e paqetë, e trazuar. Jeta brenda grupit është bërë e vështirë, me tension. Ky është një zjarr që ngroh duart qeveria”, tha ndër të tjera Agron Gjekmarkaj.

I pyetur ai ishte në dijeni për shkarkimin e 4 deputetëve nga PD, ai tha:

“Unë edhe isha në dijeni edhe nuk isha në dijeni. Jam indiferent për këto që ndodhin në dy krahët e PD. Salianjin e kam shumë mik dhe do kisha dashur të ishte kryetar grupi para një viti, jo tani.

Qëndrimi im në këtë rast nuk kishte të bënte me Salianjin si person, ishte një veprim që shkonte në sintoni me veprimet e mia të mëparshme. Nuk kishte të bënte qëndrimi me Salianjin si individ”.

Gjekmarkaj nënvizoi rëndësinë e një bashkimi të kësaj partie, teksa duke iu referuar grupit të Enkelejd Alibeajt, tha se “në sondazhe, shkon nga 8-12 % mbështetja, pra ka një elektorat që i rri pas këtij grupi që ka mbajtur një qendrim të caktuar ndaj Berishës”.

“Një parti e tillë që para një viti e gjysmë nuk fituam kur ishim të gjithë bashkë si parti me program e përpjekje, mendo tani kur jemi me dy pjesë. Njëra më e madhe e tjetra më e vogël. E domosdoshme së pari bashkimi, e gjetja e një formule që na bën atraktivë me qytetarët”, tha deputeti demokrat.

Por Gjekmarkaj e sheh problemin tek “liderët” e këtyre pjesëve të PD.

“Asnjëra pjesë nuk do as bashkëpunim as bashkim në thelb, ndaj kjo situatë më bën të rri i tërhequr e mos kontribuoj në degradimin e mëtejshëm të PD. Fati i PD varet nga vullneti i cdo individi që militojnë në parti, nga politikanët, deputetët ata që drejtojnë, nëse nuk ndodhin këto nuk e shoh të mirë situatën në PD. Ky bashkim PD i duhej shumë më herët. Jemi shumë vonë, bashkimi i duhet sot, neser. Pasnesër është sërish vonë në kuptimin e kohës bashkimi duhet një orë e më parë”, tha ai.

Related Posts

Leave a comment