Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

E dhunuan brutalisht në burgun famëkeq grek, shqiptari: Dhuna nisi që në nëntor, kam frikë për jetën! Policët i kanë ushtruar presion gruas

-640-0-1679500398xshqiptari-482

Vetëm 2 ditë burg ishte ndëshkimi i autoriteteve greke për 4 efektivët që e torturuan në mënyrë mizore shqiptarin Saimir Zefi të dënuar në Selanik.

4 efektivët u liruan, por i riu nuk tërhiqet nga vendosja e drejtësisë. Në një komunikim “live” me emisionin ‘Pa Gjurmë’ në ‘Report Tv’, Zefi thotë se ka frikë për jetën e tij pasi policët e kanë dhunuar prej muajsh.

Zefi tregon se vëllai i një prej policëve i ka ushtruar presion bashkëshortes së tij greke.

Pjesë nga intervista:

Saimir Zefi: Përshëndetje!

Odeta Dume: Si je me shëndet?

Saimir Zefi: Jam pak më mirë kohët e fundit

Odeta Dume: Jemi tronditur të gjithë kur mësuam nga mediat greke që je dhunuar në mënyrë barbare, thjesht pse ke kërkuar të drejtën për t’u paraqitur në gjykatë

Saimir Zefi: Po, ashtu është e vërteta. Kishim një gjyq më datë 02.03.2023. Burgu i Koridhalo më çoi në Kavallë për gjyqin edhe nga burgu u bë transferta normale, kurse në Kavallë më çuan në datë 3, një ditë pas gjyqit…

Odeta Dume: Saimir shikoj që ke probleme të pjesa e qafës, kaq shumë të paskan dhunuar?!

Saimir Zefi: Kam me qafën shumë problem, por kam dhe dorën dhe këmbën akoma, se jam keq, se i kam pasur prangat shumë të shtrënguar

Odeta Dume: Si nisi dhuna nga këta policët grekë të cilët të dhunuan edhe para nënës dhe babait?

Saimir Zefi: Ky gjest nisi vjet në nëntor, se u zura me një polic në Kavallë, nisi si punë hakmarrje nga njeri-tjetri. Sivjet vazhdoi historia sërish, kur shkova në Kavallë. U bë çfarë u bë, kaloi. Kam javën tjetër gjyq atje në Kavallë dhe kam frikë shumë aty për jetën, për punën e familjes, kam nusen greke. Vëllai i atij policit i ka bërë presion nuses sime dhe gjërat janë shumë keq. Po mos të ishte drejtoresha e burgut do isha i vdekur sot.

Related Posts

Leave a comment