Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Berisha thirrje për protesta, reagon me ironi Ngjela: Ka folur si Haxhi Qamili

-640-0-a2171cd7eb820cbde0cd9423abfd1ccb

Avokati Saprtak Ngjela tha në një intervistë për Euronews Albania se nuk është e mundur që Sali Berisha të organizojë protesta të cilat do jenë domethënëse.

Ai komentoi deklaratat e Berishës i cili tha se opozita do të nis së shpejti aksionin e protestave. Sipas tij, protesta kësaj herë do të jetë e një lloji tjetër, pasi nëse do të fillojë, atëherë nuk do të ndalet më.

“Ka folur si Haxhi Qamili. E njihni Haxhi Qamilin? Këtë thotë dhe Saliu. Do sulmoj tha, Korçën, edhe I vajti ambasadori francez dhe i tha kujdes se këtu preket interesi francez. Dëgjo çfarë i tha Haxhi Qamili. Ku pyes unë për Francën kur kam Peqinin dhe Kavajën me vete.

Tani këtë thotë dhe Saliu. Do bëj luftë. Më çfarë? Si? Si Haxhi Qamili? Ku i ka përkrahësit? Nëse ai nxjerr 100 mijë njerëz në protestë tronditet dhe perëndimi dhe do kërkojnë zgjedhje të reja, por ky thotë do ta marr me dhunë,”  u shpreh Ngjela.

Related Posts

Leave a comment