Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Arrestimi i Jorgo Goros, Ngjela: SPAK tregoi se nuk pyet për Ramën! Edhe procesi penal i Saliut ka filluar nga SPAK, ç’punë ka kryeministri me të!

-800-0-1680592558xngjela-286

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar arrestimin e Jorgo Goros, kryetarit në detyrë të Himarës.

I ftuar në emisionin ‘Frontline Interview’ në Report Tv, Ngjela tha se me arrestimin e Goros, Spak tregoi se nuk pyet për Ramën, teksa shtoi se në bashkinë e Himarës lëvizet një kapital i madh.

“Ai është në burg sepse ka bërë lëshime që shkojnë drejt korrupsionit duke qenë kryetar bashkie. Dhe ajo është bashki e fortë, pasi është shumë i shtrenjtë m2,  është pasuri e madhe atje luan një kapital i madh.

Ai ishte kryetar bashkie dhe këta e kapën me shkelje. Me këtë që bëri SPAK tregoi se në SPAK nuk pyet për Ramën. S’ka lidhje Rama me SPAK-un.

Edhe procesi penal i Saliut ka filluar nga SPAK, ç’punë ka Rama me të! Beleri fitoi me shumë pak vota para. Në një moment që hyri shitblerja e votës. Athina nuk çan kokën fare për minoritarët do vetëm Himarën dhe e mori, e mori me Belerin”,- tha Ngjela.

Related Posts

Leave a comment