Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Protesta në ditën e gjyqit, Berisha sulmon gjykatësen, e mbështet Ilir Meta

auto_dvcv1676478467

Sali Berisha u përpoq të bindte opinionin se në tre mars do protestonte kundër Edi Rames dhe jo për gjyqin e vulës.

“Nuk ka të bëjë as me gjykatën, as me institucionet e tjera. Ne nuk bëjmë veprime në paragjykim”

Por sërish e tradhëtoi instikti, ndërsa sulmoi serish një gjykatëse.

“Nuk ka gjykatë, pse e bëri Blerina Muçi nën ndikimin e Edi Ramës dhe Yuri Kim, të tjerë nuk mund ta bëjnë një akt të tillë sepse përmbyset sistemi i drejtësisë nëse shpall palë atë që nuk ka qenë palë, ti hap rrugën e rrëzimit të çdo vendimi gjyqësor me urdhra politikë”

Berisha thotë se protesta është për pluralizmin dhe ndaj asaj duhet ti bashkohen edhe ata që nuk janë anëtarë të PD. Dhe një premtim për pjesëmarrje nga një i tillë e mori pak minuta më vonë. Edhe Iliri ama, nuk kurseu presionin ndaj gjykatës.

 “Ramaforma është drejtësia e Surrelit, që urdhëron kancelarin e gjykatësit në regjistër. Kjo është drejtësia e Surrelit. Shqiptarët më 3 mars do t’i japin mesazh të qartë prokurorëve dhe gjyqtarëve të mos bëhen bedelë të Ramës dhe McGonigal”

Related Posts

Leave a comment