Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Kriset marrëdhënia mes Berishës e Metës”, avokati: PL s’ka besim, kërkon që votat t’i numërojë vetë

-640-0-1675082218xmeta-berisha-takimi-943 (1)

Avokati Besart Logu është shprehur se marrëdhënia mes kreut të PD Sali Berisha dhe kreut të Partisë së Lirisë është krisur.

I ftuat në Euronews Albania, ai theksoi se Meta nxitoi në dërgimin e listave në KZAZ, gjë që sipas tij tregon se ai nuk ka besim te Berisha.

“Berisha me lëvizjet e tij do të marrë një pjesë nga PD dhe do i zhvendos në PL.

E vetmja alternativë ligjore nëse Meta  do të ruajë të njëjtin vullnet të ruajtjes së koalicionit në vlerësimin tim mua më duket se ka krije mes tyre, pavarësisht se nuk e japin.

Nxitimi  i Metës për dërgimin e listave në KZAZ-ve, përveç se tregon se koalicioni ka krisje, tregon se edhe Meta nuk ka besim të PD. Meta kërkon që votat ti numëroj me njerëzit e tij dhe t’i ruaj vetë”- tha ai.

Related Posts

Leave a comment