Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Këlliçi kandidat për Bashkinë e Tiranës? Berisha e Meta: Ka shprehur dëshirën. e përgëzojmë, do zgjidhet më i miri

-640-0-1666868976xmm-669

Teksa Belind Këlliçi ka shprehur ambicien për të kandiduar në primaret e PD-së për të qenë kandidat për kryetar të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Sali Berisha e përgëzon dhe thotë se do të presë rezultatin e primareve.

“Kandidati do të dalë nga primaret dhe ne këtu ramë dakord se ky koalicion mbështet plotësisht primaret. Unë përgëzoj të gjithë ata që vendosin të provohen në një garë të pashembullt ndonjëherë në historinë e këtij vendit, që synon t’i hapë fund kryetarokracisë.

Z. Këllici ka shprehur dëshirën dhe unë e përgëzoj plotësisht, sikundër përgëzoj secilin personalitet të partisë ose shoqërisë civile që vendos të provohet në garën për qytetar të parë të Tiranës apo funksione të tjera”, tha Berisha.

Ndërsa kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se: “Për ne s’ka rëndësi asnjë emër për asnjë lloj funksioni sepse marrëveshja është e qartë. Për ne procesi duhet të jetë transparent, do respektojmë çdo zgjedhje të primareve, do zgjedhë kandidatët më të mirë, pavarësisht se shohim se njëri janë më i mirë se tjetri.”

 

Related Posts

Leave a comment