Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Do ia fus ligjet për ‘despiunizimin’ atje ku i shijojnë”, Meta kërcënon Ramën dhe Bashën: Do të përfundojnë si Musolini me dashnoren e tij Klareta

-640-0-1666779853xmeta1-579

Ilir Meta ka shpërthyer në një konferencë për mediat pasi u pyet për dy iniciativat që janë në kuvend lidhur me përjashtimin e kryetarëve të partive që kanë bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit.

“Ligjet që bën djali i Kristaqit, Edvin Kristaq Rama, ligjet që bën nipi i Spiro Kolekës, unë me tolerancën më të madhe do t’ia fus atje ku e shijon më shumë ai.

Të gjithë ata që mendojnë se do ekzekutojnë pluralizmin politik do të kenë fatin e Musolinit dhe Klaretës, dashnores së Musolinit.

Parlamenti i Tiranës sa të mblidhet i ka gati 10 komisione hetimore dhe 1 komision është për Bashkinë e Tiranës, që ka të bëjë me korrupsionin e dosjeve.

Sa i takon Ram-Bashistëve vrimë miu nuk do të ketë për ta.

E di Rama që unë i mbaj premtimet. Piktori i Sigurimit të Shtetit, Edvin Kristaq Rama duhet ta dijë shumë mirë që do të përgjigjet deri në një për shkeljet e ligjit.

Ai e di, por e bën që të trimërojë të tjerët, do t’i përdorë siç përdori Sajmirin, Lefterin dhe Alqin”, tha Meta.

Sipas tij “kushdo që do të guxojë të prekë votën e qytetarëve do të përfundojë si Musolini me Klaretën.

Klareta është ai i 17 majit, që u mbyllën bashkë atje. E dinë gjithë shqiptarët dhe demokratët se kush është”.

Related Posts

Leave a comment