Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Kemi frymë të plotë mirëkuptimi”, Berisha zbardh detaje nga takimi me Metën

-640-0-meta-berisha3-766x540

Sali Berisha ka zbuluar detaje nga takimi me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe deputetin e kësaj partie, Petrit Vasili.

Berisha thotë në një postim në “Facebook” se me Metën ka folur për koordinimin e përpjekjeve të dy forcave politike në mbrojtje të interesave të qytetarëve, bashkëpunimin elektoral, parlamentar dhe në fushat e tjera.

“Sot, së bashku me sekretarin e përgjithshëm të PD z. Flamur Noka, zhvilluam një takim me kryetarin e Partisë së Lirisë, ish Presidentin Ilir Meta dhe deputetin e kësaj partie, Dr. Petrit Vasili.

Në këtë takim u diskutua gjerësisht për koordinimin e përpjekjeve tona të përbashkëta për mbrojtjen e interesave të qytetarëve shqiptarë nga regjimi i Edi Ramës.

Bashkëpunimi elektoral, parlamentar dhe në të gjitha fushat ishin çështje për të cilat u diskutua me frymë të plotë mirëkuptimi”, shkruan Berisha.

 

Related Posts

Leave a comment