Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

‘Me floririn e Kërrabës Meta ka minierë në Kongo’, avokati: Me akrobacitë majë shtyllës do të thotë se jam i sëmurë psiqik

-800-0-59f7115191126516f7bea6696f4adb43

Avokati Idajet Beqiri i ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv tha se Ilir Meta mori floririn e Kërrabës dhe tashmë ka blerë një minierë zinku në Kongo, me një fitim marramendës.

“Edhe lekët e Kërrabës i morën dhe filluan pastrimin e tyre. Krijuan një shoqëri në Zvicër me 100 mijë euro kapital. I mori lekët e floririt Kastriot Ismaili dhe shkuan në Kongo dhe blenë minierën e zinkut. Vetëm taksa e tatime i paguajnë Kongos rreth 1 miliardë euro. Fitimi është marramendës.

Kur e blenë, Kongo i kërkoi Ilir Metës dhe Ismailajt na ndërto një spital falas dhe një shkollë falas dhe i ndërtuan këto. Një aferë e rëndë kundër shqiptarëve dhe këto para nuk duhet të vazhdojnë më të pastrohen dhe të pasurohen kriminelët që të porosisin vrasjen dhe blejnë vota dhe krijojnë destabilitet si me Himarën. Duhet ta ndërpres SPAK.Shqiptarët tallen dhe thonë Zot na ruaj në duart e kujt paskemi pas qenë,. Një njeri që hipën majë shtyllës dhe bën akrobacira. Nëse do të shkoj në origjinë tjetër punë dhe të lërë dopio-gjashtën, jam i sëmurë psiqik. Para tre ditësh ishte në konferencë shtyp. U nxor një konkluzion që ky me të vetët po lufton për të mbuluar krimet. Pse rri duarkryq SPAK-u?”, shprehet Beqiri për gazetarin Arbër Hitajn.

Related Posts

Leave a comment