Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Pas Berishës, edhe Ilir Meta merr në mbrojtje Ahmetajn: Ai zgjdhi atë rrugë se po kërcënohet me jetë

-640-0-ca813c79f79dc3e1971242356f772be0

Kreu i PL-së, Ilir Meta ka hedhur një mori akuzash ndaj kryeministrit Rama dhe SPAK-ut në lidhje me çështjen e inceneratorëve duke marrë në mbrojtje Arben Ahmetajn.
Meta tha se nuk ka patur ndonjë raport me Ahmetajn, ndërsa theksoi se ai nuk pranoi të bëhej kokë turku, ndryshe nga të tjerët.

“Unë s’kam pasur asnjë raport me të më afër kam qenë me Ramën, por është traditë e partisë së themeluar nga Dushani dhe Ballkanit të Hapur, për të bërë akuza të tilla. Për inceneratorët se çfarë thotë Ahmetaj, ju e keni dëgjuar vetë, por unë kam folur prej kohësh, kemi bërë kallzime që para zgjedhjeve të 2021.
Disa prej atyre që janë dënuar janë dënuar me faktet që janë dhënë para zgjedhjeve të 2021. Por nuk u veprua që atëherë sepse duheshin blerë zgjedhjet në gjithë Shqipërinë me paratë e inceneratorëve. Pastaj duheshin bërë koka turku dhe Ahmetaj nuk pranoi dhe zgjodhi atë rrugë. Në kushtet e kërcënimit me jetë kjo është një deklaratë që e ka bërë ai dhe mban përgjegjsi ai. Nuk ka asgjë të re por e re është sepse vjen nga numri 2 i qeverisë, i cili ka përgjegjësi për ligje  të tjera  që kanë ardhur në Kuvend, por për inceneratorët, në hierarki ai mund të jetë i fundit”, tha Meta.
Arben Ahmetaj bëri deklarata të forta ndaj Ramës dhe Veliajt në një intervistë televizive duke akuzuar edhe SPAK-un se po bënte drejtësi selektive.

Related Posts

Leave a comment