Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Audio-përgjimi për 21 janarin, Meta: Shashkë e nivelit ordiner për të shmangur vëmendjen

-640-0-1674559181xmetaa-448

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar ditën e sotme audio përgjimin për të cilin pretendohet se është komunikimi i gardistëve ditën që ndodhi ngjarja e 21 janarit.

Meta tha se kjo është një histori e sajuar me qëllim që të shmanget vëmendja nga skandalet e qeverisë.

Ndërkohë, Meta u ndal edhe në kallëzimin që PS ka bërë kundrejt ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha dhe ish-kreun i gardës Ndrea Prendi. Meta tha se drejtësia tregoi se hap e mbyll çështje me urdhër të Edi Ramës.

“Kjo është një shashkë e nivelit më ordiner për të shmangur vëmendjen nga afera inceneratorëve dhe skandale të tjera. Këto janë histori që nuk i fshehin dot skandalet e Ramës.

Tregojnë ca niveli është drejtësia, që hap e mbyll çështje me urdhër të Edi Ramës.

Mashtrimet e Edi Ramës nuk i sheh drejtësia  e pavarur, ata të hetojnë edhe para 12 vjetësh edhe para 3 mijë vjetësh, por shqiptarët nuk janë budallenj e shohin sesi po vidhen nga Rama dhe mezi po presin 14 majin për ta ndëshkuar këtë regjim”, tha Meta.

Related Posts

Leave a comment