Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Të refuzohet marrëveshja nëse Serbia nuk e heq Kosovën nga kushtetuta e saj!

auto_vucic-kurti-lajcak1674558081

Mes Kosovës dhe Serbisë pritet që të ketë marrëveshje finale, kjo siç po shihet edhe nga presioni ndërkombëtar.

Presion ndaj Kosovës po bën edhe Gabriel Escobar, i cili i ka thënë se do të formohet asociacioni i komunave me shumicë serbe, qoftë edhe pa pjesëmarrjen e qeverisë, por nëpërmjet partnerëve të tjerë.

Por, nga ana tjetër, Serbia ende në Kushtetutën e saj ende e paraqet Kosovën pjesë të saj dhe për këtë nuk ka kurrfarë presoni ndërkombëtar apo zgjidhje.

Dokumenti i botuar si tekst i marrëveshjes së përgjithshme, nuk e përmban asnjërin nga kushtet e kërkuara nga Kosova, si njohja reciproke, apo në qendër të marrëveshjes, dhe as nuk e parasheh kohën për njohje, duke e shtyrë për një afat të papërcaktuar.

Sipas Nenit 3, të atij teksti të publikuar, që është thuaja i njëjtë edhe në botimet e mëparshme, nënkupton që ‘mosmarrëveshjet’ të zgjidhen në mënyrë paqësore, pra dokumentin e bën të duket edhe si një trakt paqeje. “Në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara, palët do të zgjidhin të gjitha mosmarrëveshjet ndërmjet tyre vetëm me mjete paqësore dhe do të përmbahen nga kërcënimi ose përdorimi i forcës”, thuhet aty.

Por, a duhet t’i bëhet presion Serbisë për heqjen e Kosovës nga Kushtetuta e saj, dhe që marrëveshja të mos e cenojë integritetin e Kosovës?

Mehazi: Kosova është dashur që të kërkonte nga projektuesit e planit franko-gjerman që Serbia të largonte Kosovën nga kushtetuta e saj

Image

Sulejman Mehazi

 

Profesori Sulejman Mehazi thotë se nëse Serbia e njeh Kosovën dhe nuk e largon atë nga kushtetua e saj, atëherë kjo i bie të jetë në dobi të Serbisë e jo Kosovës.

“Në dhjetë pikat e planit franko-gjerman të dialogut Kosovë-Serbi, dy gjëra nuk janë të qarta: e para, si do jetë njohja reciproke në mes dy shteteve, me Kosovën brenda kushtetutës serbe apo jashtë kushtetutës serbe?, e dyta, si do jetë statuti i asociacionit të pakicës serbe në Kosovë?

Nëse Serbia e njeh Kosovën e nuk e largon Kosovën nga kushtetuta e saj, atëherë kjo marrëveshje përfundimtare e njohjeve reciproke është në dëm të Kosovës e në dobi të Serbisë, forma politike shtetërore e kësaj njohje Serbisë së Vuçiqit në të ardhmen do t’i jep shkaqe pretenduese territoriale për të cenuar kufijtë e Kosovës”, thotë ai.

Sipas tij, Kosova është dashur që të kërkonte nga projektuesit e planit franko-gjerman që Serbia ta largonte Kosovën nga kushtetuta e saj.

“Nëse institucionet e Serbisë nuk e heqin Kosovën nga kushtetuta e saj atëherë njohja reciproke e këtillë do jetë e pasuksesshme, përndryshe edhe kryeministri i Kosovës nuk do ta pranonte assesi këtë lloj reciprociteti”, thotë ai.

Vuçiqi Kosovën brenda Kushtetutës së Serbisë do ta ketë si armë politike kompromisi për pakicën serbe në Kosovë, thotë ai.

Në fund, shton se Serbia do ta përdor si xhoker në këtë lloj situate, duke thënë se e heqim “Kosovën nga kushtetuta serbe, por nëse pakicës serbe i jepet asociacion më i lart, me kompetenca ekzekutive në Kosovë”.

Gjatë dialogut në Bruksel, ai beson se pika më e nxehtë e bisedimeve do të jetë që Kosova të hiqet nga Kushtetuta e Serbisë, por sërish këtë do ta përdorin për përfitime për serbët.

“Megjithatë vetë serioziteti i BE-së, Francës, Gjermanisë, SHBA-ve për njohje të barabarte e reciproke të Serbisë me Kosovën do ta detyrojnë presidentin e Serbisë, Vuçiqin, që ta largojë nga kushtetuta serbe Kosovën, po edhe principet e forta politike shtetërore të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, nuk do ia lejojnë Vuçiqit atë luks të marrëveshjes me Kosovën brenda humnerës kushtetuese serbe”, deklaron profesori Mehazi.

Por, sipas nenit 6, të marrëveshje, ajo e bën të qartë, se dialogu për marrëveshje përfundimtare do të vazhdojë, por me intensitet të shtuar, dhe po ashtu gjatë kësaj palët do të bashkëpunojnë në të gjitha fushat nga ekonomia e arsimi, deri sporti dhe zbulimin e të gjithë personave të pagjetur.

“Ndërsa kjo marrëveshje bazë përfaqëson një hap të rëndësishëm në normalizim, të dyja palët do të vazhdojnë procesin e dialogut të udhëhequr nga BE me një vrull të ri, duke çuar në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme dhe gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve.

Palët pajtohen që në të ardhmen do të thellojnë bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, shkencës dhe teknologjisë, komunikacionit dhe lidhjes, marrëdhënieve në drejtësi dhe zbatim të ligjit, postë dhe telekomunikacion, shëndetësi, kulturë, fe, sport, mbrojtjen e mjedisit, personat e pagjetur dhe në fusha të tjera të ngjashme përmes arritjes së marrëveshjeve konkrete”, thuhet në dokument.

Duhanaj: Serbia, duhet paraprakisht ta heq Kosovën nga Kushtetuta e saj

Image

Leon Duhanaj

 

Për analistin Leon Duhanaj QUINT-i, duhet t’i caktoj kornizat, së bashku me afatet kohore dhe të jetë shumë më eksplicit në kërkesa.

“Dialogu në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë tashmë në dekadën e dytë, por sa janë të arriturat në të, e pamë me rastin e targave, përkatësisht barrikadave që çdo gjë është e brishtë dhe e paqëndrueshme. Në këtë kontekst, mendoj që është më se e rëndësishme që komuniteti ndërkombëtarë t’i vendosë disa korniza fikse në dialog, në mënyrë që të shkojmë drejt epilogut. E kemi parë se nga Brukseli, çdoherë kemi pasur interpretime të ndryshme për marrëveshje të njëjta. Pra palëve u është lejuar të manipulojnë me publikun, për konsum të brendshëm.

Kjo ka lejuar që gjerat të keqinterpretohen dhe të mos kemi progres real. QUINT-i, duhet t’i caktojë kornizat, së bashku me afatet kohore dhe të jetë shumë më eksplicit në kërkesa”, thotë për “Bota sot” Duhanaj.

Në vazhdën e kësaj, Duhanaj thotë se Serbia duhet ta heq Kosovën nga kushtetuta e saj, duke shtuar se Kosova nuk guxon më të lejoj që bisedimet, përkatësisht marrëveshjet të parcializohen.

“Në anën tjetër, Kosova duhet të ketë kujdes në raportet me ndërkombëtarët. Gjërat që janë të detyrueshme për ne, duhet t’i adresoj ndryshe, e jo të kemi keqkuptime herë po duam, herë s’po duam.

Kosova duhet të ketë kërkesë të qartë, që çdo gjë që është në marrëveshje të implementohet pas nënshkrimit të saj, qoftë edhe asociacioni. Përderisa Serbia, duhet paraprakisht ta heq Kosovën nga Kushtetuta e saj. Ne ose duhet të merremi vesh për të gjitha në paketë, ose për asgjë. Kosova nuk guxon më të lejoj që bisedimet, përkatësisht marrëveshjet të parcializohen”, përfundon ai.

Por, Serbia dhe tashmë nëpërmjet kësaj projekt-marrëveshje të përgjithshme-jo përfundimtare, palëve u kërkohet të arrijnë marrëveshje konkrete, “në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe përdorimin e përvojave ekzistuese evropiane, në mënyrë që të sigurohet një nivel i duhur i vetëqeverisjes për komunitetin serb në Kosovë dhe mundësia e ofrimit të shërbimeve në Kosovë”, sipas nenit 7.

Por, ajo që është shqetësuese, Kosova përveç se ia njeh mundësinë e ndihmës financiare nga Serbia, sërish kthehet në qendër të vëmendjes e ashtuquajtura trashëgimi e kishës serbe.

“Palët do të formalizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të sigurojnë një nivel të lartë të mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane”.

Pra, pavarësisht që me pakon Ahtisari, serbët e kanë përvetësuar gjithë trashëgimin kishtare iliro-shqiptare, ajo do të vazhdojë të betonohet si e tillë.

Related Posts

Leave a comment