Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kosovë-Serbi, ambasadori gjerman: Liderët të përgatiten për vendime të vështira

-640-0-1665477141xambasadori-506

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që t’i zbatojnë marrëveshjet e arritura në Bruksel, siç janë ato për tabelat, udhërrëfyesit të energjisë dhe themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Liderët e Kosovës dhe Serbisë duhet të përgatiten për të marrë “vendime të vështira politike”, shtoi me tej diplomati gjerman.

“Njohja e ndërsjellë në mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë parakusht i nevojshëm për të dyja shtetet për t’iu bashkuar BE-së, pasi është e paimagjinueshme që në Union të kemi dy shtete që nuk e njohin njëra-tjetrën. Këtë e bëri shumë të qartë Kancelari Scholz, gjatë vizitës së tij në Prishtinë në qershor të këtij viti”, theksoi ai.

Ndërsa ambasadori amerikan në Beograd Christopher Hill, i pyetur për zgjidhjen Kosovë -Serbi, ka qenë i prerë duke theksuar se “qoftë kjo tani, qoftë në shekullin e ardhshëm, serbët kur të zgjohen nga gjumi, do të shohin se Kosova u takon shqiptarëve”.

Pikërisht, për këtë Hill ka thënë se shpreson që normalizimi i raporteve të arrihet, në mënyrë që të vazhdohet me çështjet që janë të rëndësishme për njerëzit e thjeshtë.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka pranuar se i është prezantuar “korniza e re” për dialog për marrëveshje në mes Kosovës e Serbisë, i përpiluar pas angazhimit të këshilltarëve të presidentit Emmanuel Macron dhe kancelarit Olaf Scholz.

Një muaj më parë, Kurti e hodhi poshte ekzistencën e kësaj kornize të re, edhe pse Vuçiç e pranoi dhe komentoi disa herë atë.

Related Posts

Leave a comment