Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Gazetari: Ilir Meta do tradhtojë Berishën për PS. Ja pse nuk do hetohet nga SPAK!

-800-0-f0a82b0118cc5820e5c848324dfcc759

Analisti Ben Andoni tek Dritare Tv ka komentuar hetimet e SPAK për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe fletë-thirrjen e përfolur për Ilir Metën.

Andoni tha se dyshon që drejtësia t’i shkojë deri në fund hetimeve për Berishën apo për Metën, ndërsa theksoi se ky i fundit gjatë kohës që ka qenë president mund të ketë fshirë një sërë dosjesh që mund ta implikojnë.

Ndërkohë theksoi se Meta mund të rikthehet sërish në PS dhe të tradhtojë Berishën.

“Dyshoj që një çështje drejtësie e kopsitur si duhet të shkojë deri në fund për Berishën. Shikoni ç’po ndodh me çështjen Gërdeci.

Berishizmi është i gjallë, njerëzit e PD mbahen me berishizmin pa Berishë tamam, nuk janë të zotët të nxjerrin një figurë të re.

Gjatë kohës që Meta ka qenë president, besoj ka pasur mundësi të rregullojë dokumentacione për të cilat përflitet, për të mbyllur çështje.

Një pjesë e njerëzve që kanë marrë pjesë në drejtësi ose komisione hetimore tek ne mbajnë turpet më të mëdha, me mungesë të integritetit.

Nuk besoj se për Metën do ketë pasoja të mëdha. Nëse grupi i Rithemelimit vazhdon kështu, patjetër që do jetë faktor.

Sa më shumë të bien kreditetet e PS, nuk është çudi që Meta të shkojë në familjen e vetë”, tha Andoni.

Related Posts

Leave a comment