Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kompania me qindra milionë euro kulla ndërtimi, që i ka zënë gojën Saliut

-800-0-1685035907xberisha1-991

Nga Genc Sejko

Unë nuk kam marr përsipër të bëj gazetari investigative. Këto janë të dhëna që gjenden duke ecur rrugëve të Tiranës ose duke naviguar online. Me pak përpjekje tek lejet e ndërtimit gjen edhe shifrat e investimeve.

Kompania “Nova construction” për momentin po investon në ndërtim në Tiranë. Sipas vetë përshkrimit që i bën kjo kompani vetes së vet në websitin e saj https://novaconstruction.al/al/ ajo është relativisht e re në fushën e ndërtimit.

Edhe pse e re në këtë fushë “Nova Construction”, ka të paktën shtatë projekte madhore në Tiranë.

Ajo ka në ndërtimi e sipër objektin “White Tower” 32580 metra katror, vlera e ndërtimit 18 milion euro.

“Mine Peza Residence”, është një tjetër projekt që është në ndërtim e sipër nga kjo kompani. 33719 metra katror ku vlera e ndërtimit shkon në 18.5 milion euro.

Projekti i tretë quhet “Tirana Entry II”, 50000 metra katror ku vlera e ndërtimit shkon 27.5 milion euro.

“Colonnade”, është projekti i katërt që Nova po ndërton në Tiranë. Me një sipërfaqe ndërtimi prej 30855 metra katror dhe vlerë ndërtimi 17 milion euro.

Nova sapo ka përfunduar ndërtimin e kompleksit të pallateve “Garden Builiding” tek ish muzeu i Shkencave të Natyrës 62000 metra katror,

vlera e ndërtimit 34 milion euro.

“Nova 5 Star Hotel”, është projekti i tyre i gjashtë. Me 18703 metra katror dhe vlerë ndërtimi 10 milion euro, “Nova 5 Star Hotel” është më modesti për nga vlera.

Dhe vijmë tek kulla më e lartë në Ballkan e nisur para pak ditësh në lulishten mbrapa TOB, ku 85 mije metra katror, për të cilën vlera e ndërtimit shkon të paktën 47 milion euro.

Totali i vlerës minimale të ndërtimit nga kjo kompani është diku tek 172 milion euro. Jo keq për një kompani që ka vetëm 11 vjet në treg.

Tani unë si qytetar kam disa pyetje minimale:

Si ka mundësi që kaq shumë ndërtime mblidhen në një dorë që nuk ka kapitale të deklaruara për investime të tilla?

Kush qëndron pas kësaj firme që merr kaq shumë leje ndërtimi dhe emrin e së cilës nuk e gjen të përmendur si investitor në asnjë media?

Çfarë e pengon opozitën të kërkojë transparencë për investimin te kulla pas TOB dhe pse nuk e përmend kompaninë ndërtuese dhe pronarin e saj?

Në çdo raport ndërkombëtar ndërtimi konsiderohet si fusha ku po pastohen në masë paratë e pista. A duhet që të paktën të sigurohemi që në mes të Tiranës nuk ka rrezik të tillë?

Unë jam i sigurt që kjo kompani ka ortake qeverinë për sa kohë ka marrë kaq shumë leje ndërtimi dhe projekte, shpresoj që të paktën opozita dhe ndonjë media të kenë mirësinë të na tregojnë që nuk janë pjesë e kësaj ortakërie.

Related Posts

Leave a comment