Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kreshnik Spahiu: Sa vite burg rrezikon Sali Berisha, pse nuk janë parashkruar veprat penale

-800-0-1683640924xspahiu-480 (2)

Juristi Kreshnik Spahiu ka analizuar akuzat e ngritura nga SPAK mbi ish-kryeministrin Sali Berisha, në lidhje me përfshirjen e tij në çështjen e ish-kompleksit “Partizani”.

Spahiu tha se Berisha akuzohet për “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash”, vepra penale që dënohen mbi 12 vite burg dhe që parashkruhen kur kalojnë 20 vite.

Spahiu theksoi se Prokuroria e Posaçme është treguar e butë me ish-kryeministrin pasi në raste analoge masa e sigurisë ka qenë ajo e arrestit me burg për politikanët e tjerë.

“Korrupsioni pasiv dënohet nga 4 deri në 12 vite heqje lirie. Kjo nuk është parashkruar si vepër penale, pasi po të ishte vepër penale nën 10 vite, Berisha ka qenë përpara 10 viteve kryeministër, dhe kjo vepër do të ishte parashkruar.

Duke qenë se janë vepra me rrezikshmëri mbi 10 vite, falja e këtyre veprave bëhet kur kalojnë 20 vite. Vepra për të cilën Spak e akuzon janë mbi 10 vite heqje lirie. Masa e sigurisë përt ë gjithë subjektet që ka marrë SPAK-u për këto akuza nuk ka qenë “Detyrim paraqitje”, Sali Berisha është favorizuar nga SPAK për masën e sigurisë. Unë flas si jurist dhe jo si politikan në këtë rast. Këto janë dënimet që parashikon ligji, por ai mund të shpallet dhe i pafajshëm”, tha Spahiu.

Related Posts

Leave a comment