Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ilir Meta pas daljes nga SPAK: U pyeta për CEZ-in

-640-0-1677068833xmeta-565

Kreu i PL-së, Ilir Meta ka qëndruar sot për tre orë sot në SPAK, ku është pyetur për aferën Çez-Dia.

“Nëse keni pritur disa orë nuk është përgjegjësia ime , por meqënese keni pritur jam i gatshëm të përgjigjem me shumë qetësi dhe dashuri.

Kam patur një ftesë për të ardhur në SPAK prej disa ditësh për një çështje të filluar në 2019. Nuk është e rëndësishme që ta sqaroj unë, sepse ju kam thënë që kam patur një pritshmëri që SPAK do ishte një insititucion lider kundër korrupsionit, sa herë të më kërkosh do vija me kënaqësi.

Ashtu sikurse e dini që janë me dhjetëra kallëzime të mijat edhe si president, për çështje të veçanta.

Kishte të bënte me çështjen e CEZ dhe CEZ-DIA. Dua ti tregoj çdo qytetari, jam përgjigjur me shumë qetësi dhe durim për ti ndihmuar në të gjithë këto çështje”, tha Meta.

Related Posts

Leave a comment