Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kërkesa për arrestimin e Ahmetaj, Ngjela: Pyetja është a do ta lëshojë Rama? Pas kësaj SPAK do të kalojë djathtas

-640-0-1684241452xngjelapng-354

“SPAK siç duket ka nisur ta marrë veten. Mund ta ketë kërcënuar në kuptimin politik të fjalës”, kështu është shprehur avokati Spartak Ngjela në një intervistë me skype për emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report TV pak orë pasi u mësua se SPAK i kërkoi Kuvendit autorizimin.

Por si do të jetë vijimësia?

”Pyetja është a do ta lëshojë Rama? Nuk është aq e thjeshtë. Është i fshehtë votimi por shumicën e ka Rama dhe Ahmetaj është një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të tij. Deri tani ta nuk ka folur Rama por prokuroria.

Nëse Rama nuk ia jep lejen do ta ketë më keq ky se fyhet SPAK. Duhet të presim çfarë do të ndodhë në parlament. Nëse ky bëhet pentito (i penduar) shkon Rama në burg. Nuk ua thotë njeri tjetër këtë. Mbaje shënim. shkon Rama në burg. Nuk ua thotë njeri tjetër këto.

Nëse Kuvendi i jep 71 vota që ky të arrestohet prishet marrëdhënia e tij me Ramën. Dhe ai nuk ka më shprese tek Edi Rama por tek pendimi.  Bëhet i penduar dhe nuk dihet çfarë ndodh” tha Ngjela.

Nëse Kuvendi i hap rrugë SPAK atëherë Ametaj është personaliteti më i lartë socialist që përballet me kërkesën për arrestim në tri dekadat e fundit në Shqipëri. Pas kësaj Ngjela paralajmëron

“Pas kësaj kam përshtypjen se SPAK do kalojë djathtas.Mbaroi majtas se ska ku vete më do të shkojë djathtas” tha Ngjela.

Në Partinë Socialiste burimet thonë se nuk do ta pengojnë aspak SPAK në hetimin e tij.

Related Posts

Leave a comment