Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Pse u kontrollua banesa e Martinajt? Gazetari zbardh detaje të reja, ja pse ishte pjesë e megaoperacionit

auto_apa1690476961

Gazetari Igli Çelmeta ishte i ftuar këtë të enjte në një intervistë për të folur rreth megaoperacionit të zhvilluar sot nga SPAK ku u arrestuan pesë persona dhe u shpallën në kërkim persona të tjera. Igli Çelmeta tha se pjesë e kontrolleve të SPAK ka qenë edhe banesa e Ervis Martinaj, por  nga të dhënat e deritanishme nuk ka informacione që janë gjetur prova të rëndësishme dhe komprometuese.

“Operacioni për të kontrolluar banesën e Ervis Martinaj në Fushë-Kuqe është kryer në kuadër të këtij operacioni,  një vepër tjetër penale për të cilën është shpallur në kërkim Ervis Martinaj i cili më parë është shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “plumbi i artë”.

Ai është shpallur i zhdukur nga Policia e Shtetit në bazë të denoncimit të familjarëve të tij rreth një vit më parë dhe në kuadër të këtij operacioni janë procedura që dhe t’i kryejë Policia e Shtetit, Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, janë kryer dhe kontrolle në banesat e Ervis Martinaj.

Kontrolle janë kryer jo vetëm në banesën e tij në Fushë Kuqe, por edhe në biznese të tjera që janë në emër të Ervis Martinaj dhe në emër të familjarëve të tij. Deri më tani nuk kemi informacione që janë gjetur prova të rëndësishme dhe komprometuese”,-tha gazetari.

Related Posts

Leave a comment