Guterres në një deklaratë për mediat, u shpreh se epoka e ngrohjes globale ka mbaruar dhe sa tashmë bota po futet në atë që mund të quhet ‘epoka e nxehtësisë globale’.
“Ndryshimet klimatike janë kudo. Është e frikshme dhe ky është vetëm fillimi”, paralajmëroi Guterres
Komentet e Guterres erdhën pasi shkencëtarët konfirmuan të enjten se tre javët e fundit kanë qenë më të nxehtat që nga fillimi i regjistrimeve dhe korriku është në rrugën e duhur për të qenë muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë.
Temperaturat globale këtë muaj kanë thyer rekorde, sipas Organizatës Botërore Meteorologjike dhe programit të BE-së për vëzhgimin e Tokës.
Rritja e vazhdueshme e temperaturave mesatare globale, e nxitur nga ndotja që bllokon rrezet e diellit dhe vepron si një serë rreth Tokës, ka përkeqësuar ekstremet e motit.