Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

OKB: Irani po përdor si “armë” dënimin me vdekje për të frikësuar popullin

-640-0-1673363639xscreenshot-2-3-484

Irani po përdor si armë dënimin me vdekje për të frikësuar publikun dhe për të shtypur disidencën, thanë Kombet e Bashkuara.

OKB-ja tha se ekzekutimi i protestuesve pa kaluar nëpër procese të mirëfillta gjyqësore, përbën vrasje shtetërore, të cilat janë të sanksionuara.

Teherani ka ekzekutuar katër persona në lidhje me protestat që kanë nisur pothuajse katër muaj më parë. Dy persona të pritet të ekzekutohen, teksa edhe 17 të tjerë raportohet se janë dënuar me vdekje, tha Zyra për të Drejtat e Njeriut e OKB-së, shkruan REL.

“Procedurat penale dhe dënimet me vdekje po përdoren si armë nga Qeveria iraniane për të ndëshkuar personat që marrin pjesë në protesta, dhe synojnë që të nxisin frikë te popullsia në mënyrë që të shtypet disidenca, në shkelje të ligjit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut”, tha shefi i Zyrës për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk.

Related Posts

Leave a comment