Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Si ra eksperti i kriminalistikës ‘pre’ e vjedhjes nga pastruesja ‘VIP’: Ka qenë në shtëpinë tonë kur po lyenim, e njohën…

auto_81673362929

Ervin Karamuço, eksperti i kriminalistikës është një prej personave që ka rënë pre e vjedhjes nga ana e pastrueses Rozeta Dobi.

Ai vetë e ka konfirmuar këtë fakt duke theksuar se ajo ka marrë një unazë floriri në banësën e tij e cila ka qenë me një dedikim të veçantë. Karamuço thekson se Dobi e ka marrë atë unazë ditën kur ka qenë në banesën e tyre.

“Unaza në fjalë më përket mua. Ka një dedikim: Ervinit me dashuri! Gruaja në fjalë ka qenë njëherë në shtëpinë tonë kur kemi lyer dhe duket se në atë moment ka kryer vjedhjen”, tha Karamuço për Albeu.

Më tej ai ka theksuar se kishte bërë një denoncim në lidhje me këtë rast dhe kur policia ka hasur në sendin me vlerë që i përket e atij e ka kontaktuar për ta rimarrë sërish. “E njohën për shkak të dedikimit. Më morën në telefon dhe më thanë që unaza u gjet”, theksoi ai.

Related Posts

Leave a comment