Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Hackerat kanë në duar të dhënat personale të muxhahedinëve në Manzë/ Eksperti i kriminalistikës: Kjo është një ngjarje shumë e rëndë

karamuco-750x375

Gjatë kohës që portalet qeveritare kanë qenë nën sulm kibernetik, hackerat si duket kanë mundur të shkarkojnë informacione nga sistemet tona rreth muxhahedinëve që janë të strehuar në Manzë.

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, në një lidhje direkte me ABC Live u shpreh se kjo është një ngjarje shumë e rëndë që vë në rrezik jetën e atyre njerëzve të cilët shteti shqiptar i ka nën mbrojtje.

“Çdo gjë është e dokumentuar, e faktuar e vjedhur nga serverat tanë. Askush nuk po flet. Druhen të thonë edhe nga vjen sulmi. Sulmi që ata kanë bërë ka të bëjë me interesa të regjimit iranian. Shteti i Iranit, ka të dhëna që hackerat mund të bashkëpunojnë.”

Karamuço thotë se në këtë rast nuk është cënuar vetëm siguria kombëtare por edhe ajo publike.

“Çfarë ka pasur në sistem për ta janë vjedhur dhe u janë vendosur në dispozicion atyre që kanë interes. Kanë kohë që i shkarkojnë, që i vjedhin. Prej disa ditësh u është bërë kundërsulm kibernetik. Pikëpyetje shumë të madhe mbi të dhënat personale të këtyre shtetasve që i kemi në mbrojtjen të vazhdueshme.”

Profesori i kriminalistikës thotë se sistemeve tona u ka rënë muri i zjarrit me të cilin ruhen të dhënat sensitive të këtyre personave. Dhe për këtë, shton ai, duhet transparencë./abcnews

Related Posts

Leave a comment