Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Vuçiç ua bën të qartë evropianëve qëndrimin e tij pro-rus: S’i shuajmë miqësitë tona tradicionale

-640-0-1656684399xvucic-775

“Serbia nuk do t’i shuajë miqësitë e saj tradicionale”.  Kjo ka qenë një nga fjalitë e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, në një video të shkurtër shpërndarë në profilin e tij në rrjetet sociale, para formimit të qeverisë së re atje, duke treguar kështu që Serbia përfundimisht s’e ka ndërmend të ndjekë rrugën e sugjeruar nga Bashkimi Evropian për sanksione ndaj Rusisë.

Pjesa më e madhe e adresimit ka pasur të bëjë me këtë argumentim të tij, edhe pse pa përmendur emra konkretë, ai ka pohuar se qeveria e re “do t’u përshtatet nevojave të popullit”.

Dhe populli serb, ndryshe nga popujt e tjerë në Evropë, ka qenë përkrahës i Rusisë në raport me agresionin rus ndaj Ukrainës.

Vuçiç ka refuzuar t’i vë sanksione Rusisë ashtu siç ia kanë kërkuar evropianët dhe për një kohë të gjatë është përcjellur nga ky presion.

Ripërtëritja e zgjedhjeve në një pikë zgjedhore në Tërnoc të Luginës katër herë radhazi pohohej se po bëhet pikërisht në funksionin e vonimit të konstituimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë së re, për t’u mos u përballur me këtë kërkesë evropiane.

“Qeveria jonë do t’u përshtatet nevojave të popullit. Serbia do t’i ruajë vlerat e saj dhe nuk do t’i shuajë miqësitë e saj tradicionale”, ishte fjalia qendror e Vuçiç-it në adresim.

Por, ky s’është veç një diskurs i presidentit serb.

Gjatë kohës kur Rusisë bota ia ka mbyllur dyert, bizneset ruse kanë lulëzuar në Serbi e po ashtu është përfolur edhe për hapjen e një qendrës të televizionit nacional rus, Rusia Today, televizion i ndaluar tashmë në hapësirën e Bashkimit Evropian dhe më gjerë.

Qëndrimin e dyzuar serb edhe-edhe (edhe me BE-në edhe me Rusinë) dhe jo ose-ose e ka proklamuar si problematik edhe qeveria e Kosovës dhe presidenca po ashtu, sa herë kanë pasur mundësi, duke provuar të prezantohet para partnerëve ndërkombëtarë ky pozicionim i shtetit serb, ndryshe nga Kosova që është vendosur qartë në krahë të BE-së dhe SHBA-ve sa i përket qëndrimit karshi Rusisë.

Related Posts

Leave a comment