Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Von der Leyen: Çmimet e gazit në BE më të ulëta se para pushtimit rus

auto_von-der-leyen1673632193

Çmimet e gazit tani janë më të ulëta në BE se sa ishin përpara pushtimit rus të Ukrainës, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

“Ne duhet të vazhdojmë të rrisim presionin ndaj Rusisë dhe do të vazhdojmë, natyrisht, mbështetjen tonë të palëkundur për Ukrainën”, shtoi ajo në një konferencë për shtyp.

Në fillim të presidencës gjashtëmujore të Suedisë me Bashkimin Evropian, von der Leyen tha se Rusia kishte shkurtuar 80% të furnizimeve me gaz në BE në tetë muaj që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë, por se BE-ja e kishte kompensuar duke diversifikuar.

Puna e palodhur ka dhënë rezultat. Çmimet e gazit janë më të ulëta tani se përpara pushtimit rus,” tha ajo në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin suedez Ulf Kristersson në Kiruna, Suedi.

Related Posts

Leave a comment