Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kryeministri i Kosoves, Kurti: Përpjekjet e Beogradit për destabilizimin e Kosovës do të dështojnë, jemi krah SHBA dhe BE

albin-kurti-750x375

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me largimin të zyrtarëve serbë nga institucionet e Kosovës.

Ai u shpreh se qytetarët nuk kanë nevojë të brengosen për situatën në veri dhe përpjekjet e Beogradit për destabilizimin e Kosovës do të dështojnë.

Sipas Kurtit, zhvillimet në veri mund të jenë të lidhura me planin franko-gjerman.

“Unë e di që një përpjekje e tillë do të jetë e pasuksesshme, shteti ynë është i fortë duke qenë demokratik, duke qenë i rreshtuar me SHBA, NATO dhe BE”, tha ai.

Sipas Kurtit, situata në veri mund të ketë lidhje me planin franko-gjerman për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ka mundësi që ata nuk dëshirojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog dhe tash kanë zgjedhur këtë rrugën tjetër, por unë besoj që të dëgjueshmit e tyre, janë pakrahasimisht strukturat e ndryshme ilegale, se sa qytetarët e vendit tonë që janë me përkatësi etnike serbe”, tha ai.

Ai ka bërë me dije se ka pranuar kërkesa nga qytetarët serbë të Kosovës dhe që kanë kërkesa për çështje të ndryshme.

“Unë nuk kam marrë letra për vendime për targat nga qytetarët serb të Kosovës”, tha Kurti në Prizren.

Kurti po ashtu ka folur edhe për periudhën në javët dhe muajt në vijim rreth procesit të targave.

Kreu i qeverisë kosovare theksoi është në kontakt edhe me mekanizmat e tjerë ndërkombëtarë të sigurisë, siç është KFOR-i.

Ndër të tjera, Kurti u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës të mos i lëshojnë vendet e tyre të punës, pasi me këtë do të dobësohen shërbimet për qytetarët.

Related Posts

Leave a comment