Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Dyshime për sasi të konsiderueshme kokaine të ardhur nga Amerika Latine, BKH mësyn Portin e Durrësit

PORT-I-DURRESIT

Prej datës 3 nëntor vijon ende kontrolli i imtësishëm i të gjithë kontejnerëve me banane që mbërritën më 28 tetor në portin e Durrësit, ku u nisën në portin “Puerto Bolivar” në Ekuador, kur prej afro një muaj udhëtim dhe ndalesa në 28 tetor mbërritën në portin e Durrësit.

Kontrollet vijojnë, në port ka zbarkuar edhe BKH. Dyshohet që sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike mund të jenë në kontejnerët e ardhur nga Amerika Latine në portin e Durrësit, në bazë të informacioneve që ka prokuroria dhe të marra edhe nga partnerët.

Burime mësojnë se po punohet intensivisht nga organet ligj zbatuese për të zbuluar gjithçka të paligjshme që tentohet të futet në territorin e vendit. Hetimi përfshin përgjime të punonjësve të portit, dy prej të cilëve të arrestuar pasi nuk konstatuan në skaner lëndë narkotike dhe u desh qeni i antidrogës për ta zbuluar.

Sakaq, Prokuroria po heton të gjithë stafin e portit të Durrësit, pasi mënyra se si u zbuluan 33.5 kg kokainë ishte dyshuese pasi nuk u konstatua nga punonjësit e skanerit.

Related Posts

Leave a comment