Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

U shpall Non grata nga SHBA: Jep dorëheqje shefi i shërbimit sekret serb

-640-0-31c6761cbe6f4b6413f0ce76773a8b23

Aleksandar Vullin, ish-bashkëpunëtor i Mirjana Markoviqit, gruas së Slobodan Milosheviqit, është sot partner koalicioni i Partisë Progresive Serbe në pushtet.

Pas shumë vitesh përvojë ministrore në Qeverinë e Serbisë, në dhjetor të vitit 2022 u emërua shef i shërbimit të sigurisë kombëtare – Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA).

Më 10 maj, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë, ku shpreh shqetësimin për emërimin e Vullin në krye të BIA-s, i cili në tekstin e rezolutës përshkruhet si një person “i njohur për retorikën e tij kundër BE-së dhe pro-Kremlinit”.

Vullin është i njohur për publikun e gjerë, për retorikën e tij të ashpër ndaj fqinjëve të tij në rajon dhe miqësinë e tij ndaj Rusisë.

Në një nga kritikat e fundit kundër tij, ambasadat e Ukrainës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, si dhe BE-ja, kritikuan pjesëmarrjen e Vulinit në konferencën ndërkombëtare të sigurisë në Moskë, në maj të këtij viti.

Related Posts

Leave a comment