Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Balluku takon Escobar. SHBA mbështet rolin aktiv të qeverisë shqiptare në rajon

-640-0-1689423085x361266242-212778121751439-7902856250256009672-n-547

Qeveria Shqiptare është plotësisht e fokusuar në përmbushjen e angazhimeve të marra, si dhe rolin e rëndësishëm që mban sa i takon zhvillimeve në rajon. Ky ishte mesazhi i përcjellë nga Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë takimit që zhvilloi në Uashington me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në takimin e zhvilluar mes tyre, Balluku dhe Escobar diskutuan mbi një sërë çështjesh që lidhen me zhvillimet e fundit në rajon dhe mbi rolin që duhet të ketë Shqipëria në gjithë këtë situatë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zëvendëskryeministrja Balluku shprehet se Escobar, i cili është një ndër njohësit më të mirë të rajonit tonë në Departamentin e Shtetit, së bashku me skuadrën e tij, shprehu gadishmërinë për të ofruar ndihmën e tyre në zgjidhjen e situatës, si dhe vendosmërinë për mbarëvajtjen e reformave dhe proceseve jetësore për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Uashington- Në Departamentin e Shtetit takova Gabriel Escobar, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, ku diskutuam për një sërë çështjesh kritike për rajonin, për aktualitetin e ditëve të fundit dhe mbi të gjitha për rolin e rëndësishëm që Shqipëria dhe Kryeministri Rama po luajnë në këto momente vendimtare. Escobar mbetet një nga njohësit më të mirë të rajonit pranë Departamentit të Shtetit. Ai dhe skuadra e tij janë të gatshëm të ndihmojnë në zgjidhjen e situatave dhe mbarëvatjen e reformave dhe proceseve jetësore për vendet e Ballkanit Perëndimor. E sigurova që Qeveria Shqiptare është e fokusuar plotësisht për përmbushjen e angazhimeve të marra dhe mbi të gjitha jemi koshient për rolin e rëndësishëm që duhet të luajmë në rajon dhe shembullin e mirë që duhet të japim”, shkruan Balluku.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë ndodhet për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ka zhvilluar disa takime të rëndësishme, si dhe ishte pjesëmarrëse në Konferencën mbi Bashkëpunimin Rajonal për Ballkanin Perëndimor,  organizuar nga Lidershipi Transatlantik dhe Këshilli Atlantik.

Related Posts

Leave a comment