Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kreshnik Spahiu: Berisha harron që arrestoi kreun e opozitës kur ishte vetë në pushtet

-800-0-1683640924xspahiu-480

Juristi Kreshnik Spahiu tha se ish-kryeministri Sali Berisha “po korr atë që ka mbjellë”.

Duke komentuar kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit ku kërkohet heqja e mandatit të deputetit të Sali Berishës në mënyrë që të lejohet marrja e masës së sigurisë “arrest me burg” ose “arrest në shtëpi”, juristi tha se prokuroria e tanishme po tregohet shumë më tolerante se prokuroria e Sali Berishës 25 vite më parë.

Spahiu risolli në vëmendje se edhe në kohën kur Berisha qeveriste u arrestuan dy ish-kryeministra të cilët janë gjykuar në burg dhe nuk u është lejuar të ushtrojnë aktivitetin e tyre politik siç po i lejohet kreut të Rithemelimit.

“Berisha kërkon që të konsiderohet i persekutuar politik, duke i veshur akuzës pretendime politike. Por Berisha harron se kur ishte kryeministër dhe president i këtij vendi arrestoi dy ish-kryeminitra, arrestoi Vilson Ahmetin dhe Fatos Nanon. Ata nuk i gjykoi në gjendje të lirë dhe as në detyrim paraqitje, por në masë sigurie të “arrestit me burg”.

Berisha po korr atë që ka mbjellë, madje shumë më ndryshe, se prokuroria është shumë më tolerante se 25 vite më parë nga prokuroria e Sali Berishës. Atij i është dhënë mundësia të vazhdojë aktivitetin e tij politik.

Berisha ka dy muaj që është nën masë sigurie, por ai vazhdon aktivitetin, protestat, aksionin politik, kërcënimet dhe çdo veprim tjetër. Fatos Nano ishte i izoluar nuk i kishte këto mundësi. Berisha po përkëdhelet gjatë hetimit penal”,-tha juristi Spahiu për Euronews Albania.

Related Posts

Leave a comment