Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Berisha mbledh Kuvendin Kombëtar, do të votëbesohet si kryetar i partisë

-800-0-402b4c9ac42be9026b5200b372ad94b1

Sali Berisha ka vendosur të mbledhë sërish Kuvendin Kombëtar të “Foltores”, në datën 2 dhjetor të këtij viti.

Sipas njoftimit, Berisha do të kërkojë votëbesimin e demokratëve si kryetar i partisë, pas humbjeve në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Gjithashtu thuhet se në rendin e ditës do të jenë edhe pika të tjera që lidhen me zhvillimet e brendshme në parti si dhe gjendjen ku ndodhet Shqipëria, siç thuhet për shkak të “politikave anti shoqërore dhe anti kombëtare” të Edi Ramës.

“Pas konsultimit me forumet, Kryesia e Partisë Demokratike në mbledhjen e datës 9 tetor 2023, vendosi thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike më datë 2 dhjetor, 2023, ora 11.00 në Pallatin e Kongreseve.

Gjatë këtij Kuvendi të Jashtëzakonshëm për fatet e PD, opozitës dhe shoqërisë, në kushtet e një qeverie që ka kapur të gjitha pushtetet, bazuar në statutin e Partisë Demokratike, do të bëhet votëbesimi i kryetarit të partisë.

Në rendin e ditës janë edhe disa pika të tjera që lidhen me zhvillimet e brendshme në parti dhe gjendjen ku e ka futur Shqipërinë politika anti-shoqërore dhe anti-kombëtare e Edi Ramës”, njofton “Foltorja”.

Related Posts

Leave a comment