Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Berisha sulmon ambasadorët në Shqipëri: Mashtrojnë qeveritë e tyre dhe mbulojnë qeverinë shqiptare

-640-0-1667649454xberisha-552

Sali Berisha ka akuzuar ditën e sotme disa nga ambasadorët në Shqipëri se mashtrojnë qeveritë e tyre për të mbuluar qeverinë.

Në një komunikim me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, Berisha theksoi po ashtu se kjo nuk ndodh më të gjithë ambasadorët.

“Këtu ambasadorët mashtrojnë qeveritë e tyre në mënyrë monstruoze dhe mbulojnë qeverinë shqiptare. Disa ambasadorë, jo të gjithë.”

Berisha nuk përmendi emra, por herë pas herë ka hedhur akuza në drejtim të ambasadores amerikane Yuri Kim, të cilës i referohet shpesh edhe si “guvernatore.”

Related Posts

Leave a comment