Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Sali Berisha del nga SPAK: Ishin të terrorizuar nga unë. Shifnin të hutuar njëri-tjetrin dhe nuk dinin çfarë të thoshin

-800-0-2fe5565ec1d374c144464945d57cc72d

Sali Berisha ka përfunduar dëshminë e tij në SPAK dhe ka folur për mediat, duke thënë se ka gjetur aty në karrige McGonigal dhe një grup të terrorizuar.

“Gjeta në karrige Mc Gonigal dhe një grup të terrorizuar. Unë deklarova sa vijon, pasi i pyeta pse jetoni në këtë terror kaq të madh..

Të hysh aty, hyn si në një…nuk mund ta imagjinoni se çfarë masash sigurie, a thua se ka kush kohë të merret me ta.

Ju deklarova se Berisha është këtu në përputhje me parimin që beson”, tha Berisha.

“I pyeta, cili nga ju ka bashkëpunuar me McGonigal. Unë gjeta aty një atmosferë mortore. Shifnin të hutuar njëri-tjetrin dhe nuk dinin çfarë të thonin”, vijoi Berisha.

“Nuk u mor vesh kush beri me shume pyetje, une ndaj tyre apo ata ndaj meje”, tha ai.

“Kam ardhur këtu ju thashë të shemb piramidën e turpshme të mashtrimit që keni ndërtuar, me shpifje, falsifikime në të cilën nuk ka asgjë të vërtetë.

Ka vetëm zbatim të porosisë politike, ju si grup i strukturuar kriminal jeni angazhuar kundër opozitës shqiptare dhe ju garantoj se do merrni të gjithë ndëshkimin e merituar.

Jam këtu për të shembur piramidën tuaj, për të denoncuar aktet tuaja antikushtetuese dhe masat kundër Sali Berishës në shkelje të neneve të Kushtetutës.

Jam këtu thashë për të denoncuar aktet tuaja antiligjore, vendimin tuaj për t’i marrë pushtetin Parlamentit për llogari të Edi Ramës, refuzimin e provave që s’mund të ndodhë kurrë në një vend sepse provat ishin shkatërrimtare për ta.

Refuzuan prova që shembin totalisht piramidën e tyre, ekspertizën e ekspertëve të pavarur që tregon shëmtinë e tyre, dokumente që faktojnë se kanë zbatuar urdhrin politik të Ramës”, tha Berisha, a thua i kishte thirrur ky prokurorët për t’i marrë në pyetje, dhe jo e kundërta.

“Natyrisht iu përgjigja të gjitha, s’kishin pyetje ata, ishin vetë denigrim, siç kanë bërë me dosjen ku thonë se vendimi për letrat me vlerë u mor për të favorizuar….

Është marrë një muaj para se Malltezi të kishte paguar 95% të asaj që u takonte si familje, kishte mbetur 5% nga të cilat përfitoi Malltezi thonë këta. Shihni ku i çon urdhri politik këta. Të lutem se po i marr me radhë…”, shtoi Berisha.

Related Posts

Leave a comment