Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Berishës s’i del e keqja me ndërkombëtarët: Ambasadorët u korruptuan nga Rama dhe duan të asgjësojnë PD

-640-0-76c8e0c6904b70046fb0c77fbdabc4ff

Sali Berisha nuk ndalet së sulmuari ndërkombëtarët. Nga Durrësi, kreu i foltores  deklaroi se kryeministri Edi Rama është përpjekur të korruptojë ambasadorët. Nga Durrësi, aty ku mori pjesë në ceremoninë e 32-vjetorit të themelimit të PD-së, ai u shpreh se diplomatë të korruptuar, paguar, korruptuar në të gjitha format u vërsulën për ta shkatërruar PD-në.

“Cilat do të jenë armët mjetet, ato s’kanë vlerë kurrë mbi idealet. U përpoqën me çdo gjë që ta asgjësonin. Sot jemi më të fortë se kurrë, më të sigurt se kurrë në fitoren tonë. Kaluam një vit të pashembullt për një forcë politike. Nuk kishim asgjë, para, pushtet. Kor ndër përdoret për ta shtypur. Diplomatë të korruptuar, paguar, korruptuar në të gjitha format u vërsulën për ta shkatërruar PD-në. Jemi në revolucion të dytë, ku armë dhe platformë kemi lirinë dhe idealet tona. Jemi në një mision dhe si misionarë ne jemi të pamposhtur. Të vetmit që i hyjnë detit me këmbë dhe e kalojnë janë misionarët dhe ne të tillë jemi,. Sot na duhet më shumë se kurrë të jemi në protesta, fushatë, për të shkërmoqur këtë monizëm të urryer të Edi Ramës. Asgjë s’na pret ne, s’na ndalon ne. U ngritëm kur besuan se na asgjësuan.’-tha Berisha.

Related Posts

Leave a comment