Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kërkuan pezullimin e masave për Berishën, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e deputetëve të Rithemelimit

-800-0-1703085402xberisha-386

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e bërë nga një grup deputetësh të Rithemelimit, ku kërkohej pezullimi i masave të marra nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), ndaj ish kryeministrit Sali Berisha.

Ata kërkuan rrëzimin e masës “detyrim paraqitje” ndaj Sali Berishës, me pretendimin se vendimi është antikushtetues dhe është marrë pa autorizimin e Kuvendit.

Vendimi :

Mbledhja e Giyqtareve, e mbledhur sot, ne daten 20 dhjetor 2023, bazuar ne nenin 54, pika 3 te ligit mr. 8877/2000 te ndryshuar, me shumice votash, vleresoi se kerkesa nuk ploteson kriteret ligiore paraprake pör pranimin e saj per shqyrtim ne seancë plenare, per këto arsye:

neni 124 i Kushtetutes parashikon se Gjykata zgjidh mosmarreveshjet kushtetuese dhe ben interpretimin perfundimtar te saj.

Kurse bazuar ne nenin 131, pika 1, shkronja “g”, te Kushtetutes, Giykata vendos per mosmarreveshjet e kompetences ndermjet pushteteve, e cila ne rastin konkret pretendohet se sht midis Kuvendit nga njra anë dhe SPAK dhe GJKKO nga ana tjetër.

Kushtetuta ka mirepercaktuar rastet kur grupeve te deputeteve, u jane njohur te drejta si entitete dhe ne kete drejtim, nje e pesta e deputeteve dhe Kuvendi jane subjekte kushtetuese te ndryshme që nuk mund te barazohen me njeri – tjetrin.

Per rrjedhoje, kerkuesi, grupi i deputeteve nuk legitimohet t’i drejtohet Gjykates pasi referuar mosmarreveshjes se pretenduar te kompetencave, ai nuk shte subjekt ne konflikt, pra nuk rezulton t’i jete marre ndonje kompetence apo te jete cenua drejtperdrejt ne ndonje kompetence. Grupi i nje te pestes se deputeteve, pavaresisht se eshte pjese e ushtrimit te veprimtarise legjislative te Kuvendit, nuk nënkupton qe ai eshte subjekti kushtetues per te cilin ben fjale neni 73, pika 2, i Kushtetutes, pra ai nuk mund te veproje ne emer dhe me tagrat e Kuvendit.

Related Posts

Leave a comment