Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Mungoi në Kuvend por del në dritare. Berisha: Luani doli nga strofulla!

-640-0-7f01b264ebdc76f00afb399965f43979

Sali Berisha ka munguar për herë të parë në Kuvend dhe këtë nuk e ka përjetuar mirë. Ka dalë në dritaren e shtëpisë ku ndodhet në arrest e ka folur si Alfred Cako për teori konspirative.

“Shqipëria sot është e gjunjëzuar. Por ajo nuk është e rrëzuar përdhe dhe kjo vetëm për një moment, sepse ju në emër të saj, jeni këtu çdo natë, të pamposhtur dhe në këmbë.
Jeni këtu për t’i dëshmuar Shqipërisë se ajo nuk do të rrëzohet përdhe kurrë!
Jeni këtu për t’u bërë thirrje shqiptarëve të ngrihen sepse Shqipëria që ju përfaqësoni, është Shqipëria që do fitojë, është Shqipëria që do ngrihet!
Le të bëjmë pak së bashku një udhëtim në memorien tonë dhe të kujtojmë se pak vite më parë, vendi ynë i gjunjëzuar ishte Shqipëria e fitores.
Liberalizoheshin vizat, integrohej në NATO, priste me dinjitet presidentin e SHBA, merrte rekomandimin për statusin e vendit kandidat. Nga Tirana, shpallej pavarësia e Kosovës.
Shqipëria bëhej çdo ditë një vend më i pëlqyer, më i dashur për shqiptarët, më i respektuar në rajon, në Europë dhe në botë.
Shqipëria bëhej vendi në të cilin popullata rritej nga viti në vit. Dhe po kështu dashuria, shpresa dhe besimi i shqiptarëve rritej nga viti në vit.
Por përsëri, me qëndresën tuaj, me guximin tuaj, kam bindjen absolute se Shqipëria falë jush, falë të rinjve të këtij vendi, falë luftëtarëve, falë misionarëve që mblidhen çdo natë në këtë rrugë, rrezatojnë shpresë në mendjet dhe zemrat e shqiptarëve, përsëri ajo do jetë në këmbë. Përsëri ajo do jetë Shqipëria e fitoreve.
Luani i fjetur i shqiptarëve po zgjohet çdo ditë e më shumë. Autokracinë, diktaturën e bandave, krimit dhe drogës e pret fundi i merituar.
Miqtë e mi, sot ishte një ditë beteje në parlament. Një ditë beteje këtu në Rrugën e Shpresës.
Opozita, e cila qe parashikuar të mos ekzistonte, të ishte thjesht një stoli e armikut më të egër të qenies së shqiptarëve, regjimit të Edi Ramës, sot është më në këmbë se kurrë.
Opozita kaloi, mbijetoi skenarë nga më antidemokratikët, më antishqiptarët, por e veshur me idealet më fisnike të popullit opozitar, ajo është sot këtu në këmbë, e gatshme për çdo betejë pa kthim, gjer në fitore.”, u shpreh ai.

Related Posts

Leave a comment