Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Anija që u përfshi nga flakët në Durrës mbante flamurin panamez, ministria e Mbrojtjes jep detajet

auto_2011673721910

Ministria e Mbrojtjes thotë se ka evakuuar ekuipazhin e anijes me flamurin panamez, e cila u përfshi nga flakët pasditen e sotme në Durrës

Sipas ministrisë, efektivët e Forcës Detare iu përgjigjen menjeherë thirrjes së autoriteteve portuale.

Kjo  duke bërë të mundur evakuimin e ekuipazhin dhe fiken e zjarrit.

“Dy anijet P-133 LISSUS dhe P-04 SEMANI dhe ekuipazhi i Forcës Detare në bashkëpunim me Sigurinë Portuale në Durrës arritën të vënë nën kontroll zjarrin e rënë në anijen tregtare “KLEDES MARY”.

Efektivët tanë të Forcës Detare iu përgjigjën menjëherë thirrjes së autoriteteve portuale, duke evakuar në kohë ekuipazhin e anijes me flamur panamez dhe duke shmangur rrezikun për jetët njerëzore”, thuhet në njoftimin e ministrisë e cila ka publikuar edhe fotot e anijes.

Related Posts

Leave a comment