Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Arrestimi i oficerit të policisë në Durrës, reagon Balla

auto_WhatsApp-Image-2023-07-30-at-10.06.54-1536x10231691080232

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas ndalimit nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore të një oficveri policie në Durrës me akuzën e shpërdorimit të detyrës. përmes një postimi në faqen e vet zyrtare në Facebook.

Balla shprehet se dhe lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit përballë dhe brenda vetë organizatës së Policisë së Shtetit, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit.

“Sapo kemi dërguar para drejtësisë një tjetër oficer policie me gradën N/Komisar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, të përfshirë në korrupsion dhe minim të luftës së policisë kundër trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Përgëzoj Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore për dokumentimin e plotë të provave në kuadër të këtij procedimi penal dhe përfundimit të hetimeve në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit Përgjithshëm Durrës.

Shpreh besimin se forcimi i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese dhe lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit përballë dhe brenda vetë organizatës së Policisë së Shtetit, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit”, shkruan Balla.

Related Posts

Leave a comment