Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Është problem, pse Berisha nuk ka folur më për gjyqin ndaj SHBA-ve”

-640-0-1673610285xberisha-371

Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa deklaroi se prej më shumë se një viti, kryedemokrati Sali Berisha nuk ka dhënë asnjë informacion në lidhje me gjyqin që ky i fundit ka hapur ndaj Sektetarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, pas shpalljes “non grata”.

Çipa nënvizoi se ky është një problem që duhet sjellë në vëmendjen e publikut.

“Ajo që konsiderohet marrëdhënia mes zotit Berisha, për rrjedhojë edhe të Partisë Demokratike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si vendi më i rëndësishëm partnerial i Shqipërisë, mbeti në fuqi pa trajtuar dhe sot ky ngërç është i pazgjidhur.

Nëse e keni vënë re, në agjendën e komunikimit dhe arsyetimit publik të zotit Berisha, mungon pothuajse çdo lloj informacioni që ka të bëjë me trajtimin e tij si palë të çështjes me Shtetet e Bashkuara.

Ai fliste për procesin e nisur prej tij në Gjykatën e Parisit. Prej më shumë se një viti, ai nuke  zë më në gojë këtë gjë dhe ky është një problem që duhet elaburuar në vëmendjen e publikut, aq më tepër, për llogari të pozicionit politik që ai ka në marrëdhënien që ai ka me partnerin më të rëndësishëm”, theksoi ai.

Related Posts

Leave a comment