Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Berisha negocioi çmimin e fishekëve”, gazetari tregon detaje nga investigimet për “Gërdecin”

-640-0-1675256361xberishapng-289

Gazetari Poli Hoxha tha se Sali Berisha ka bërë negociata në lidhje me çmimin e fishekëve që ndodheshin në një fshat të Gërdecit.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se në lidhje me çështjen e Gërdecit ka shprehur dëshirën për të dëshmuar dhe gazetari që kohë më parë bëri një shkrim në lidhje me Berishën në “New York Times”.

“Është pastrimi i parave, është shpërdorimi i detyrës dhe pastaj është dhe organizata kriminale. Nuk është thjesht korrupsion. Në dijeninë time  kanë ardhur disa letër porosi dhe nga Qipro, dhe nga SHBA.

Duhet t kuptojmë se për aferën e fishekëve në SHBA është bërë një gjyq. Nga ana tjetër kemi ish-shefin e shtabit të përgjithshëm që është njeriu kyç i gjithë procesit të këtij biznesi, i cili ka kërkuar azil politik.

Është vetë ofruar për të dhënë dëshmi gazetari që bëri shkrimin në New York Times për negocimin e çmimit të fishekëve. Ky është hetimi, nuk e di sa do t ë shkojë përpara”- tha ai.

Related Posts

Leave a comment