Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Autobusi s’mund të bëhet kurrë aeroplan rus” – Rama reagon pas deklaratës së KE për zgjerimin

-800-0-7ea98297d582765d416c9dd292948e79

Kryeministri Rama ka reaguar në lidhje me deklaratën e zëdhënëses së KE, e cila, duke folur për zgjerimin e BE, theksoi se Komisioni nuk është i përqendruar tek afatet kohore, por tek ndihma e ofruar për vendet kandidate për të përparuar në procesin e zgjerimit.

Me anë të një postimi në Twitter, Rama tha se, në statusin aktual të punëve të qëndrosh në autobusin e BE-së edhe pa ndenjëse është më e sigurtë se të ulesh në një aeroplan rus, sepse udhëtimi mund të jetë shumë i ngadaltë dhe destinacioni ynë shumë larg.

“Po sigurisht, kjo është arsyeja pse autobusi nuk mund të bëhet kurrë aeroplan… Gjithsesi më besoni, në statusin aktual të punëve të qëndrosh në autobusin e BE-së edhe pa ndenjëse është më e sigurtë se të ulesh në një aeroplan rus, sepse udhëtimi mund të jetë shumë i ngadaltë dhe destinacioni ynë shumë larg, por një gjë është e sigurtë si vdekja: Ky autobus nuk do të përplaset kurrë në BE”, shkruan Rama.

Related Posts

Leave a comment