Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“U provokova, nuk jam penduar”, Petrit Vasili reagon pas përjashtimit nga Kuvendi

-640-0-vasili-958x540

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili është përjashtuar me 5 ditë nga sekretariati i Kuvendit për sjellje jo parlamentare drejtuar Taulant Ballës.

Në një intervistë për Euronews Albania menjëherë pas vendimit, Vasili tha se nuk është penduar për gjuhën që ka përdorur, ndërsa deklaroi se është provokuar.

“Standardi i këtij parlamenti maskarenjsh është që lejon vetëm që të hapet gropa septike e Edi Ramës që lëshon vetëm pisllëk të pafund, qoftë në pikëpamje etike, qoftë në pikëpamje morale dhe politike, por në mënyrë të veçantë etike,” – u shpreh Vasili.

Deputeti i PL-së tha se këto janë masat e vetme që mund të marrin pasi janë kapur me “presh në dorë” me aferën e portit të Durrësit.

Related Posts

Leave a comment