Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kuvendi i hapi rrugë arrestimit, çfarë ndodh tani me Arben Ahmetajn

-640-0-1689328946xahmetaj-464

117 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë votuan pro heqjes së imunitetit të deputetit Arben Ahmetaj. Por çfarë do të thotë kjo?

Ahmetaj nuk ka më imunitetin që gëzon nga ky post, por vijon të jetë deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Ahmetaj mund të qëndrojë deputet deri në marrjen e një vendimi të formës së prerë nga gjykata, ndërsa deri më tani nga ai nuk ka ndonjë sinjal për dorëheqje.

Me votimin e sotëm, Kuvendi miratoi kërkesën e SPAK që kërkonte autorizim për arrestimin dhe kontrollin e banesës së Ahmetajt.

Proceduralisht, Kuvendi fillimisht duhet t’i nisë shkresën Prokurorisë së Posaçme për dhënien e autorizimit për arrestimin e Arben Ahmetajt.

Më pas Prokuroria merr masën e sigurisë në Gjykatën e Posaçme. Pas kësaj organi i akuzës i nis shkresën Policisë, e cila duhet të ekzekutojë vendimin e Gjykatës.

Arben Ahmetaj aktualisht nuk ndodhet në Shqipëri. Ai ka reaguar në rrjetet sociale gjatë ditës së sotme, ku është shprehur se nuk është në arrati dhe se do të dalë kur “e vërteta të marrë rrugë”.

Related Posts

Leave a comment