Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Zvendësministri Arben Ahmetaj, “Tirja e Ekonomisë”

arben-ahmetaj-1540312566-696x444

Zvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka marrë pjesë në seancën të Parlamentit ku përveçse ka raportuar çuditshëm me entuziasëm rritjen e ekonomisë dhe të kursimeve të shqiptarëve etj., është etiketuar edhe si “Tirja” e kësaj ekonomia, emri simbol i infermieres së spitalit të COVID-19, që përfundoi në burg për mashtrim e zhvatje të pacientëve.

Etiketimin me këtë emër simbol ia bëri Lulzim Basha, kryetari i PD-së, gjatë diskutimit të tij, pasi më parë Ahmetaj, i njohur masivisht e mediatikisht edhe si “Tigri”, kish deklaruar se sot kursimet e shqiptarëve janë rritur, se sot kemi shumë më pak vdekje për shkak të kujdesit mjekësor dhe vaksinimit me 1 milionë e 700 mijë vaksina në trupin e shqiptarëve që iu shpëtuam jetën, se e njëjta gje ndodhi me tërmetin, se 50 mijë vende pune janë shpëtuar nga mbeshtetja që kemi dhënë etj.

Në kundërpërgjigje Lulzim Basha përveçse “Tirja e e ekonomisë” u shpreh se ata janë “rrenacakë” të cilët mundohen të fshehin vjedhjet e 8 viteve në pushtet. Dhe më tej:

Ahmetaj i ra rreth e qark planit, por një gjë nuk përmendi Tirja e ekonomisë, taksën e naftën që kemi 7 vite që e kërkojmë. 240 lekë të vjetëra ua mori ky dhe vazhdon t’iua marrë. Por siç ju thashë këtu nuk kemi ardhur për të sqaruar njerëzit çfarë rrenacakësh kanë pasur në krye të vendit për 8 vite për të mbuluar vjedhjet. 2.2 miliardë euro sa paketa mund të bëheshin për të mbuluar të varfërit. 120 milionë euro për luftën me beçhetin janë dyfish me paketat që gjasme ja dha njerëzve për t’i ndihmuar gjoja. Paga më ulët se Kosova. Sa për shifrat e Tires së Ekonomisë, BB thotë se 30% është në varfëri ekstreme, dhe ky thotë më parë kanë qenë 35%, por harron Tirja se janë 500 mijë shqiptarë që përzunë këta”, tha Basha./ Arberia News.net

Related Posts

Leave a comment