Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Arben Ahmetaj kundërshton në gjykatë kontrollin e vilave: Ishin të paligjshme dhe të dhunshme

-640-0-1677223666xahmetaj-1-989

Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj ankimon në GJKKO vendimin për kontrollin e banesës së partneres.

Burimet bëjnë me dije se përmes avokatit, deputeti thotë se është shkelur ligji pasi nuk është marrë autorizim nga Kuvendi.

Avokati i Ahmetaj thekson në ankimimin e bërë në gjykatë se kontrollet e ushtruara në banesën e bashkëjetueses së deputetit, Erjola Hoxha, janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe cënojnë sovranitetin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Gjithashtu në ankimim nënvizohet se kontrollet e pabazuara në prova kanë cënuar dinjitetin njerëzor në zonjës Hoxha, shkeljen e privatësisë, si dhe janë në kundërshtim me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Kontrolli u ushtrua në një vilë në zonën e Hamallajt, ku u sekuestruan 30 mijë euro dhe një sërë dokumentesh që lidhen me këtë vilë.

Ndërkohë në shtëpinë e ish-bashkëshortes u sekuestruan vetëm disa dokumente.

Related Posts

Leave a comment